Selami: Politika në MV po tenton ta politizojë procesin e regjistrimit të popullsisë

Selami: Politika në MV po tenton ta politizojë procesin e regjistrimit të popullsisë

Për herë të parë që nga viti 2002 popullsia në Maqedoninë e Veriut, ka mundësi të jetë pjesë e procesit të regjistrimit në censusin e prillit. Me gjithë këtë, zv/drejtori i Entit të Statistikave në Maqedoninë e Veriut, Ilmi Selami, thotë përmes Skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, se edhe në këtë proces, politika tenton të futet duke politizuar procesin dhe duke kërkuar së fundmi në Kuvend, ndryshimin e ligjit të dekretuar nga presidenti.

“Si gjithandej në Ballkan është evidente që politika të përzihet edhe këtu, është për tu habitur se është bërë goxha tentativë për të politizuar një proces të tillë. Opozita po e sulmon këtë ligjj, dhe së shpejti do të filloj me grumbullimin e nënshkrimeve për të anuluar ligjin në fjalë, i cili do të futet në ditët në vijim në fuqi. Por pavarësisht kësaj, janë plotësuar të gjitha parakushtet për të bërë një regjistrim, dhe neve na pret një periudhë me aktivitet i ngjeshur, për angazhim të regjistruesve në terren.

Politika të bëj punën e vet, ne punën tonë, dhe kësaj rradhe çështja që ka të bëj me këtë rast, do të duhej ti shërbente planifikimeve të ardhme të shtetit, dhe të paraqes interes në shëndetin e shtetit. Prandaj, opozita duhet të mos ndërhyj në operacionin e regjistrimit, sepse kjo hyn në dëmë të të gjithëve”.

Selami, thotë se censusi i para 19 viteve tregoj se shqiptarët dolën me 25.17 përqind të popullsisë, dhe me këtë rast regjistrimi i ri në prill, nuk ka hapsirë për manipulime.

“Nuk ka mundësi për mënipulime sepse janë krijuar të gjitha kushtet që me kornizën ligjore dhe me vet zbatimin praktik të regjistrimit. Regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike dhe regjistrusi kur i fut të dhënat nuk ka mundësi të rifus të dhëna për korigjime, sepse softweri do të gjeneroj numrat që regjistrohen, andaj nuk ka mundësi për manipulime”.  

Një tjetër aktualitet që po e ndjek Maqedoninë ditëve të fundit, është çështja e komunitetit bullgar në këtë vend. Lidhur me faktin e deklarimit të etnisë së tyre në këtë regjistrim, z.Selami shprehet:

“Në Preambulën e Kushtetutës maqedonase janë të përmendura etnitë dhe në bazë të saj kemi shkruar që të bëjnë përdorimin e gjuhëve. Nuk do të ketë grafit të veçantë për bullgarët, sespe kemi shtatë etni të ndryshme në Maqedoni dhe aty janë të futura si kolona të veçanta. Ai që ndjehet bullgar. Mund ta shprehi etninë e tyre dhe të regjistrohet si bullgar dhe do të futet te grafia “të tjerët”.

Zv/drejtori i Entit të Statistikave në Maqedoninë e Veriut, Ilmi Selami, thotë se në procesin e regjistrimit të ri të popullsisë në muajin prill, do të përfshihen edhe qytetarët që jetojnë jashtë Maqedonisë dhe të cilët do të kenë mundësi të regjistrohen në mënyrë elektronike prej 1 mars-21 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy