Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier ku një makinë ka dalë nga rruga pranë fshatit Fitore.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është plagosur një person, por që aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Makina ka përfunduar në kanal.



