Protestuesit serbë sulmojnë Policinë e Kosovës në Zveçan

Protestuesit serbë sulmojnë Policinë e Kosovës në Zveçan

Policia e Kosovës në Zveçan është sulmuar pasditen e sotme nga disa protestues serbë.

Koha.net ka publikuar pamjet ku protestuesit shfaqen duke goditur me gurë efektivët. Mësohet se sulmet janë kryer në prani të trupave të KFOR-it.

Kujtojmë që KFOR ka shtuar praninë e tij në Veri të Kosovës pas trazirave të ditëve të fundit.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Stuart Munsch, ka thënë se NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë në rast se ka nevojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy