
Gjate ditës së sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës.
Reshjet do të jenë të dobëta në veriperëndim ndërsa pritet që intensiteti i tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 24°C.



