Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar ndryshimet e bëra sëfundmi në Qeverinë Rama 3.
Ai u shpreh se sot nuk ka forume, debat, përplasje mendimesh por vetëm diktat nga ai që sundon partinë dhe se karriera e deputetëve nuk varet nga aftësia e tyre, por nga humori i kryetarit të partisë.
Sipas tij ndryshimi i qeverisë lidhet me ndryshimin e liderit të partisë, Rama do të marketojë qeverinë e tij të kapur në skandale.
Nuk gjej ndonjë surprizë në atë kongres, ai është një forum partie i zakonshëm për fat të keq në mjedisin politik në Shqipëri, është një konfirmim i disa fakteve shumë të rënda që janë bërë normalitete, fakte të tilla që partia sundon mbi çdo institucion, në parti ndodhin të gjitha, partia vendos për çdo gjë dhe ky është mesazhi më i dëmshëm që u dha në partinë e vetme që sundon në vend.
Është një konfirmim që kur themi partia nënkuptojmë udhëheqësin si në kohën e komunizmit. Kolegjialiteti në vendimmarrjen politikë sot është tema më e harruar, sot s’ka forume, s’ka debat, s’ka përplasje mendimesh brenda partive por ka diktat nga ai që sundon vendin dhe këto janë të rënda për jetën demokratike të një vendi. Në politikë sot nuk ka nevojë të garosh dhe të kesh ide, mjafton ta kesh mirë me kryetarin, ti jesh atij besnik, të zbatosh porositë e tij dhe ti ecën përpara sepse karriera jote varet nga humori i kryetarit.
Më tej ai shtoi se ndryshimi i qeverisë lidhet me ndryshimin e kryeministrit, ndërsa i cilësoi ndryshimet brenda qeverisë si arnime, por jo ndryshime të qeverisjes.
Sa i takon mënyrës mendoj se në një shoqëri normale kryeministri, njeriu që qeveris i ka një borxh publikut arsyet që e çoi në ndryshimet e këtyre qeverie, por nuk u mor asnjë përgjigje. Për shembull Balla është eksponent i rëndësishëm në PS, dhe ky njeri i rëndësishëm nuk meriton të ketë një shpjegim që pse largohet nga ministri i brendshëm.
Ministri i financave, Mete u promovua por në fund të ditës para shkarkimit e meriton një arsye dhe nga të dhënat zyrtare del se shteti shqiptar të paktën mbledhjen e parave e ka realizuar shumë mirë dhe kjo është primare për një ministër financash, pra ai e ka bërë punën, por askush nuk i bëri një analizë pune.
E treta mendoj se kabineti qeveritar e ka humbur një kontribuues të jashtëzakonshëm si Peleshi. Problemi është se ne sa dalim nga një skandal hyjmë te një skandal tjetër dhe besojë shqiptarët janë shumë të interesuar se çfarë do ndryshojë në jetën e tyre dhe të shërbimeve të tyre, jo ndryshimet në kabinet.
Ndërsa i pyetur për qëndrimin e grupit socialist mbi mandatin e Olta Xhaçkës, duke thënë se Kushtetueseja nuk mund t’u imponohet deputetëve, Manjani tha se kjo cështje nuk duhet të ekzistonte fare, pasi familjarët e tyre mund të kenë biznese.
Kam një mendim, sepse ajo që ka ndodhur në thelb ende nuk është prekur thelbi i debatit por deri tani është një procedurë. Dhe kjo ka qenë një kurth procedural, lojë procedurale dhe në këtë lojë ka kontribuar pra i gjithë debati është kush ka të drejtë për të bërë çfarë, por që shumëzohet me zero sepse është e gjitha një idiotësi.
Sa i përket çështjesh Xhaçka në themel nuk duhet të ekzistojë. Nqs deputeti apo anëtari i qeverisë duhet gjykuar mandati pse familjari bënë biznes kjo në 2024 është e papranueshme. Çfarë përgjegjësie ka deputeti këtu pse familjari është i përfshirë në biznes, familjarët e tyre mund të kenë biznese.



