Çekia shpërblen me dy ditë leje punonjësit e administratës që vaksinohen

Çekia shpërblen me dy ditë leje punonjësit e administratës që vaksinohen

Çekia do t’u japë dy ditë leje të paguar punonjësve të administratës që bëjnë vaksinën.

Kryeministri Andrej Babiš tha të mërkurën se ai do t'i propozojë qeverisë së tij që të gjithë punonjësit që punojnë në administratën shtetërore, përfshirë punonjësit e ministrisë, mësuesit ose policët, të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19, të marrin dy ditë shtesë pushim me pagesë.

Kryeministri tha se qeveria do t'u bëjë thirrje të gjithë ministrave që të japin dy ditë pushim për të gjithë punonjësit që kanë një certifikatë COVID-19. Kjo përfshin të gjithë ata që janë vaksinuar që nga janari. Ai rekomandoi që rajonet, bashkitë dhe kompanitë të ndjekin këtë shembull.

Përllogaritet që kjo strategji e nxitjes së vaksinimit do t’i kushtojë qeverisë çeke rreth 800 milionë euro.

Interesi për vaksinën në Çeki po zvogëlohet. 4.5 milionë nga 10.5 milionë çekë janë vaksinuar plotësisht. Ritmi i fushatës së vaksinimit të Çekisë është pak nën mesataren në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy