Politologu Ilir Kalemaj në MCN Live ka komentuar deklaratët e ramës për situatën në veri të Kosovës dhe mkoslinjëzimin që ai pati me Bashkimin Europian. Ai tha se ajo deklaratë e kryeministrit, është vetëm për efekt elektoral dhe se është e hera e parë që ndodh një qëndrim i tillë me BE-në.
Sipas tij, deklaratat e Ramës kanë vetëm vlerë simbolike dhe retorike, ndërsa theksoi se Kurti duhet të propozonte një draft për asosacionin.
Çështja e artikulimit të linjëzimit është një çështje totalisht për efekte elektorale të brendshme dhe për të rikuperuar disa nga pikat. Rama ka qenë në sulm këto ditë të paktën në rrjetet sociale ku është theksuar fakti që deklarata e tij ishte si deklarata e një ambasadori suedez apo norvegjez, por jo si një deklaratë fill pas asaj që ndodhi, si një deklaratë e kryeministrit shqiptar që e ka detyrim kushtetues për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit. Për të mbuluar atë ai ka dalë me idenë e moslinjëzimit. Por për çfarë unë s’di të ketë ndonjë dekoratë zyrtare nga ajo. E para ne nuk jemi pjesë e BE dhe e kemi të linjëzuar, s’do të thotë që në çdo qëndrim që mban Brukseli duhet të linjëzohemi. Kjo është hera e parë që ndodh një qëndrim i tillë me BE-në. Qeveria e Kosovës ka qenë e sulmuar nga një grup terrorist dhe nuk besoj se ka ndonjë vlerë të veçantë ky linjëzim. Deklarata e Ramës ka vetëm vlerë retorike dhe simbolike, por nuk është se ka ndonjë vlerë për ndryshimin e qëndrimit të Bruksel.
Më tej ai theksoi se Albin Kurti duhet të propozonte një draft por arsyet pse ai se ka bërë është se ai i është frikësuar gjithnjë një qasje intrasigjente, të ngjashme me atë të republikës SRPSKA.
Ndër personat që janë kapur me video, kamera nga policia e Kosovës që kreu dhe ndërhyrjen, organizatori apo personi që ka luajtur një rol kryesor është Milain Raidoçiç, kryekontrabandisti i Ballkanit perëndimor është pas çdo tentative për destaibilitet në veriun e Kosovës dhe natyrisht që këta jo vetëm që s’janë dënuar asnjëherë dhe në këtë sens Rama ka detyrim moral, kushtetues shtetëror të shpjegojë se çfarë ishte pas këtij draft asosacioni të propozuar. Rama nuk u konsultua as me Beogradin dhe as me Kosovës për draftin, madje atë se ftoi askush të bënte draft ishte një iniciativë e tij, por është i pa konsultuar me faktorin akademik dhe nuk e dimë se çfarë ka pasur ky draft dhe pasojat e tij, çfarë mund të prodhojë ai draft prandaj Rama duhet ta shpjegojë.



