U plagos nga babai me thikë, djali hyri në mes për të ndarë prindërit/ Si ndodhi ngjarja në Lushnjë (VIDEO)

U plagos nga babai me thikë, djali hyri në mes për të ndarë prindërit/ Si ndodhi ngjarja në Lushnjë (VIDEO)

Korrespondentja Evi Gjini sjell detaje të reja nga plagosja e një dite më parë në fshatin Gjazë të Lushnjës, ku babai plagosi me thikë djalin e tij.

Në një lidhje telefonike për MCN Live, Gjini informoi se babë e bir janë konfliktuar pasditen e së martës, ku në konflikt e sipër i moshuari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur djalin në bark, i cili kishte ndërhyrë për të ndarë nënën me babanë.

Drupal Ad

Nari Plaka 39 vjeç dhe Bashkim Plaka 69 vjeç kanë shkuar për tu mjekuar rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës.

Fillimisht është paraqitur për ndihmë mjekësore 39-vjeçari, i cili në fillim nuk tregoi që ishte plagosur me thikë por tha se kishte rënë nga biçikleta dhe i kishte hyrë një mjet bujqësor në basrk.

Mjekët dyshuan se ai mund ishte dëmtuar me thikë dhe e operuan.

Pas djalit ka shkuar për mjekim edhe babai 69-vjeçari Bashkim Plaku i cili kishte dëmtime në koke dhe fytyrë.

Shkak i këtij konflikti familjar është bërë sherri që kanë pasur prindërit, babai me nënën.

Djali ka hyrë për t’i ndarë, por Bashkim Plaka nxori thikën dhe qëlloi djalin në bark.

Kohëve të fundit i moshuari ka shfaqur shenja depresive, dhunonte vazhdimisht të shoqen dhe ka qenë mjaft agresiv.

Mbrëmë konflikti ka qenë më i ashpër dhe nëse djalin nuk do të kishte hyrë për të ndarë prindërit, ndoshta do të kishte një bilanc të rëndë.

69-vjeçari ka shfaqur shenja depresioni dhe ai ishte kallëzuar në polici nga familjarët.

Madje djali që jetonte me prindërit, ka qenë i vëmendshëm që ta mbanin babanë larg sherreve, duke mos e kundërshtuar por pavarësisht kësaj nuk është parandaluar ngjarjen e rëndë.

Familja Plaka, donin ta çonin për vizitë ose t’i merrnin ilaçe dhe t’ia hidhnin në ushqim pa pasur dijeni.

Pas ngjarjes Bashkim Plaka është vënë nën arrest.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy