Këngëtari Fatjon Dalipi dhe kitaristi Elvi Nuka flasin për bashkëpunimin mes tyre dhe kalendarin e ngjeshur me aktivitete.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Fajtoni tha se para tij ka pasur babin dhe vëllanë e madh që merreshin me muzikë dhe muzikën e ka disi të trashëguar.
Si fillim kam pasur fiksim baterinë kur isha 11-12 vjeç dhe për të kënduar kam filluar në moshën 15 vjeç. I shkoja vëllait pas që këndonte në dasmë dhe vidhja nga profesioni. E bënte punën shumë me pasion. Me Elvin ka kohë që njihemi.
Në fushën ku luajmë, instrumentisti duhet të jetë shumë i përgatitur se shumë e thjesht nuk është për shkak se jemi live. Duhet të këndosh Jug, Veri dhe të gjitha zhanret. Pesë vitet e fundit puna ime është përqendruar në Shqipërinë e Mesme.
Kënga që preferohet më shumë në evente është “Çuni i babit”, atë e kam pasaportë si këngë. Me koncertet jashtë shtetit jemi mirë. Vjet kam bërë tre dasma në një ditë, edhe pse është shumë e lodhshme ne e bëjmë me pasion. Nëse të kërkon një këngë, ti bëji dy që mos të kërkoj tjetër.
Ndërsa për klipin e fundit “Kaje” në bashkëpunim me Eli Malaj, Fatjoni tha se kanë bërë bashkë shumë evente dhe ideja e këngës iu erdhi teksa ndodheshin në Itali.
Ndërsa kitaristi Elvi Nuka, tregoi se ka dalë që i vogël në skena live.
Në fillim kam kënduar pastaj kalova te instrumentet me kitarë. Aktualisht studioj për kanto. Aktualisht luaj me instrumentin e sazit dhe jam i dashuruar me atë instrument, por kitara është instrumenti i parë. I bie dhe lahutës.



