
Pedagogia Nora Malaj e ftuar në MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë ku 41-vjecarja i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës në familje dhe bullizimit në rrjetet sociale.
Ajo tha se ka ardhur momenti të japim disa zgjidhje për njerëzit që duan të flasin të cilët dhe janë tradhtuar nga shteti për të parandaluar të keqen ku është përfshirë sot.
Sipas saj, ky rast tregon të gjithë problematikën e dhunës në familje, pasi brenda në familje nuk kemi më rregulla leximi dhe vlerat po kthehen në antivlera.
Jam për trajtimin në media të fenomenit dhe jo për informacion. Lajmi është tronditës, jemi pikërisht në ditët e para pas vitit të ri, ku njerëzit janë të përgatitur për ta parë formatin jo me ngjyra jemi në momentin ku përballemi me lajmin e parë, të dytë e me radhë se media këtë detyrë ka, por problemi më i madh është se ata që e marrin këtë informacion dhe nuk dinë ta gëlltisin dhe për këtë duhet krijuar një mundësi që nesër në familje të ketë mundësi të diskutohet dhe dialogohet, të kërkohet ndihmë te institucionet e specializuara.
Po ta shohësh gjithë analizën e pazëllit të 41 vjeçares na tregon të gjithë dhunën që ushtrohet në shumë familje shqiptare. Dhuna fillon në familje, vazhdon te personat që e dinë dhe i largohen problemit, kalon te fëmijët dhe pastaj kalon te ambienti ku punohet dhe pastaj kur ndodh ngjarja thonë ishte një grua shumë e mirë etj etj por kjo nuk vlen më. Fasoneritë duhet të kenë qendra këshillimi.
Më tej ajo theksoi se vetë gara e madhe dhe futja e njeriut në sistemin online tregon se po krijohet autonomia e vetmisë së madhe, ku brenda familjes nuk kemi më rregulla, por pseudo rregulla.
Kemi arritur në fazën ku në familje bisedohet në telefon me miqtë virtual dhe jo me njeri- tjetrin. Këtu fillon komunikimi dhe problemi dhe këtu shoqëria jonë po bëhet gjithnjë e më pak dinamike duke e kthyer vlerën në anti-vlerë. Kam një dhimbje të madhe që fjala turp sot është kthyer në turp, sepse është bërë që të kesh turp nga ajo që je, pra të marrësh jetën tënde dhe ta bësh fake.
Brenda në familje nuk kemi më rregulla leximi. Sot familja shqiptare është në fillimin e një gangrene të madhe dhe jo më në një kambanë alarmi që ka 33 vite në këtë gjendje. Pra familja shqiptare sot ndodhet në fazën e gangrenizimit.
Historitë që kanë ndodhur këtë periudhë na shtyjnë ta shkundim këtë shoqëri dhe ajo qeveri që sot është mbledhur aty duhet shkundur e tëra se ku po jeton kjo shoqëri. Qeveria duhet të ndryshojë ligjet dhe të vendosi shërbimin psiko-social në cdo institucion.



