Kolumbi, vritet gjatë muajit të mjaltit prokurori i antimafias

Kolumbi, vritet gjatë muajit të mjaltit prokurori i antimafias

Një prokuror i profilit të lartë në Paraguai, i angazhuar fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar në vendin e tij u ekzekutua me armë zjarri, teksa ndodhej për muaj mjalti në Kolumbi.

Marcelo Pecci ishte në një plazh në ishullin turistik Baru kur u vra nga dy persona të armatosur.

Gjithçka ndërsa disa orë para të shtënave, gruaja e Peccit njoftoi në Instagram se ishte shtatzënë.

Presidenti i Paraguajit, Mario Abdo Benitez e përshkroi ngjarjen si “vrasje frikacake”.

Gruaja e Peccit, gazetarja Claudia Aguilera, tha se dy burra iu afruan në një plazh privat përpara se i shoqi të qëllohej për vdekje.

Dy burra qëlluan Marcelon. Ata erdhën me një varkë të vogël ose me jet ski, nuk e pashë mirë. Njëri nga sulmuesit doli dhe pa folur qëlloi dy herë Marcelo, një plumb e goditi në fytyrë dhe një tjetër në shpinë.

Kreu i policisë kolumbiane dhe hetuesit nga Paraguaj shkuan në vendin e vrasjes, duke vijuar hetimet mes dy shteteve.

Prokurori paraguaian i antimafias, ishte i specializuar në krimin e organizuar, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorit.

Në vitin 2020 ai punoi në një çështje kundër ish-futbollistit brazilian Ronaldinho, i cili u arrestua duke u përpjekur të hynte në Paraguaj me një pasaportë false.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy