
Shqipëria do të luajë ditën e sotme, ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, teksa përballet me Islandën në “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.
Pas disfatës me Izraelin, ku kombëtarja kuqezi humbi mundësinë për vendin e parë, në përballjen e sotme, do të kërkohet fitorja, për vendin e dytë, që nuk ka ndonjë vlerë.
Pak minuta para sfidës, janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Reja, ka vendosur të rikthehet te skema e vjetër 3-5-2, ku Gjasula do të luajë në qendër të mbrojtjes dhe do të plotësojë repartin me Veselin dhe Islmajlin. Ulet në stol Hysaj dhe në krahun e majtë do të luajë Lenjani, ndërsa në të djathtë do të luajë Balliu.
Mesfusha do të përbëhet nga Bajrami, Ramadani dhe Abrashi, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Uzuni-Cikalleshi.
FORMACIONI ZYRTAR:
Shqipëria (3-5-2): Strakosha; Veseli, Gjasula, Ismajli, Balliu, Lenjani; Ramadani, Abrashi, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi.



