
Platformat kryesore të transmetimit në Kinë kanë censuruar një episod nga seriali popullor “Friends”, ku preket tema e LGBTQ.
Skena e censuruar lidhet me episodin e parë, ku personazhi Ross Geller zhvillon një bisedë me bashkëshorten e tij Carol Willick, e cila kërkon divorcin pasi është lezbike.
Gjithashtu nuk i kanë shpëtuar censurës edhe episode të tjera ku ka biseda të natyrës seksuale.
Censura ka ngjallur zemërim te fansat e serialit, të cilët i kanë shprehur pakënaqësitë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Gjatë puntatës Carol largohet nga Ross për mikeshën e saj Susan Bunch, ndërkohë që miku i tij e pyet Ross nëse ai e dinte që gruaja e tij ishte lezbike.
Seriali “Friends” flet për 6 miq që jetojnë në Nju-Jork dhe gëzon popullaritet të lartë në Kinë.



