Me sytë nga “1 Prilli”, PS i shtrin dorën LSI: Nuk po na kthen përgjigje për koalicionin

Me sytë nga “1 Prilli”, PS i shtrin dorën LSI: Nuk po na kthen përgjigje për koalicionin

Vetëm tre muaj para zgjedhjeve partitë e kooalicionit që qeverisin vendin nuk ek anë vendosur nëse do të dalin bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit apo do të dalin të ndara.

Por socialistët presin një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asambleja e dhjetorit dhe data 1 prill është dita e përvjetorit të 4 të koalicionit dhe socialistët presin konfirmimin nëse më 18 qershorit aleati it yre kryesorë në qeveri, do të dalë përkrah tyre apo jo.

“1 prilli s’ka ardhur akoma por ka ende ditë. PS i bëri ftesë publikisht LSI që të jetë pjesë e aleancës. LSI duhet dhe do të kthejë përgjigjje si ta duan ata. Kjo është një çështje që tashmë PS e ka thënë fjalën e saj. I takon kolegëve të LSI, që edhe ata të shprehen për këtë çështje. Është tërësisht një zgjedhje e tyre, ne e kemi thënë fjalën tone”, ka deklaruar nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla më një prononcim për “Top Channel”.

Kur kanë ngelur vetë pak ditë nga data 1 prill, asgjë nuk është bërë publike për të ardhmen e këtyre dy forcave kryesore të koalicionit, të cilat kohët e fundit e kanë parë veten si kundërshtarë e jo si partit që kanë qeverisur për 4 vjet vendin.

Gara sa vjen dhe bëhet më e ashpër dhe situata politike ështe e tensionuar duke parë edhe opozitën e cila po proteston duke bojkotuar parlamentin dhe komisionet.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy