Kosovë, PDK rrëzon qeverinë?

Kosovë, PDK rrëzon qeverinë?

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do ta përkrahin mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri” brenda grupit parlamentar të kësaj partie.

PDK mblodhi sot në mëngjes grupin e saj parlamentar për të diskutuar mbi mocionin e votëbesimit të qeverisë, i cili do të hidhet për votim në Kuvend. 

Në përfundim të mbledhjes, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se gjithçka do të merret vesh në Kuvend.

Sipas “Zëri”-t, partia e Kadri Veselit është e interesuar të shkojë në qershor në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që ka frikë se do të mund të pësojë “debakël” në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe rezultati negativ zgjedhor do të mund të përcillet edhe në zgjedhjet e rregullta parlamentare po qe se do të mbaheshin në qershor të vitit të ardhshëm. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy