Në veri të Mitrovicës janë shfaqur sërish grafite me simbole serbe.
Sipas policisë së rajonit verior, dikush ka raportuar se në murin e muzeut ka parë grafitë me simbolin nacionalist të serbëve, “C”.

I njëjti simbol ka qenë edhe në brendi të objektit.
Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ”C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm.
Grafite të tilla janë hasur shpesh-herë në shtëpitë e shqiptarëve në veri por edhe në komunat tjera në veri të Kosovës, në të cilat ishte shfaqur edhe mbishkrimi serb “Brigada e Veriut”.
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Mitrovicën e Veriut.



