"Amerikë, të dhashë më të mirën time", Biden i përlotur pas fjalimit të lamtumirës

"Amerikë, të dhashë më të mirën time", Biden i përlotur pas fjalimit të lamtumirës

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalë të gjatë në Konventën Kombëtare Demokrate ku ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Kamala Harris në krye të Shtëpisë së Bardhë.

I përlotur, Biden deklaroi se ka qenë nderi i jetës së tij që të shërbejë si president i SHBA-ve.

Amerikë, të dhashë më të mirën time për ty. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, por kam dhënë më të mirën për ju. Për 50 vjet, si shumë prej jush, unë i kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim kombit tonë dhe jam bekuar një milion herë në këmbim me mbështetjen e popullit amerikan. Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si president. Unë e dua punën, por e dua më shumë vendin tim. Nuk është e vërtetë se jam i inatosur me ata që po më shtynin të largohem. Rrihni Donald Trump dhe zgjidhni Kamala Harruis.

Pas një muaji sfide personale dhe grindjesh të brendshme partiake, Biden u tërhoq si kandidati demokrat më 21 korrik, duke lënë garën presidenciale pas një debati katastrofik që e çoi partinë e tij në rrëmujë dhe i shtyu edhe disa nga aleatët e tij të vjetër të spekulonin publikisht rreth aftësisë së tij për të shërbyer një mandat të dytë.

Joe Biden flet në DNC

Brenda minutës së parë të çeljes të konventës, Kryetari i Komitetit të Konventës Kombëtare Demokratike Minyon Moore vlerësoi Biden për largimin nga gara, duke e përshkruar vendimin e tij si “një akt të vërtetë patriotizmi” në të cilin presidenti “i kaloi pishtarin brezit të ardhshëm”.

Vetë Harris bëri një paraqitje surprizë të hënën vetëm për të falënderuar “Presidentin e jashtëzakonshëm Joe Biden” për “udhëheqjen e tij historike, për shërbimin tuaj gjatë gjithë jetës ndaj kombit tonë dhe për gjithçka që do të vazhdoni të bëni”.

Presidenti i SHBA Joe Biden, Zonja e Parë Jill Biden, kandidatja demokrate për president dhe zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris dhe zotëri i dytë Doug Emhoff përshëndesin në skenë gjatë ditës së parë të Kongresit Kombëtar Demokratik

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy