
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, është larguar nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të këtij instituti në Tiranë, Arsim Rama, vëllai i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Shkarkimi i Ramës vjen një ditë pas shkarkimit të tre administratorëve të njësive administrative në Tiranë, nga ana e kryetarit të bashksië së Tiranës Erion Veliaj.



