Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, është ky apeli që juristi i njohur Çlirim Gjata ka lëshuar për të gjith politikën shqipëtare. I ftuar në emisionin “Tema e Javës” së gazetares Luljeta Progni.
Gjata propozoi edhe senatin si një mbështetje për funksionimin e një institucioni të ri të Presidencës që merr pjesën që i takon kur ai zgjidhet nga populli.
Nëpërmjet mikrofonit të TemA TV, Gjata komentoi Reformën në Drejtësi, duke thënë se:- “është një dështim i qartë dhe kryesisht i ndërkombëtarëve”. Ndërkohë nënvizoi se përpjekjet e ndërkombëtarëve për realizimin e reformës nuk ishte metoda e duhur.



