Shpërthimi i mbrëmshëm në Veri/ Elshani: Rasti nuk ka lidhje me çështje etnike dhe politike (VIDEO)

Shpërthimi i mbrëmshëm në Veri/ Elshani: Rasti nuk ka lidhje me çështje etnike dhe politike (VIDEO)

Një granatë dore ka shpërthyer pak para mesnatës së sotme në Mitrovicën e Veriut, në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa si pasojë e shpërthimit, sipas organeve kompetente, ku kanë mbetur të lënduar dy persona dhe janë dëmtuar disa automjete përreth.

Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për “MCN live” se rastin nuk ka asnjë lidhje me çështje etnike, por që sipas tij do të pritet hetimet më të thelluara.

Në veriun e Kosovës që përbën 17% të territorit jetojnë 25-30 mijë banorë kështu që ndodhin edhe raste të tjera që nuk kanë të bëjnë gjithmonë me politikën.

Konsiderojmë se shpërthimi i mbrëmshëm ku është hedhur një granatë dore e prodhimit jugosllav, te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut, ka sjellë dëmtimin e dy personave. Ata sapo kanë dal nga hoteli janë drejtuar drejt makinës dhe aty ka ndodh shpërthimi. Kemi dy të lënduar, njëri më rëndë dhe më gjasë gjatë ditës do të dërgohet për trajtim më të specializuar në spitalin e Beogradit.

Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ajo qe duhet të themi për ju është se nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike.

Ky shpërthim nuk ka të bëj me veprime politike ose ndëretnike por më shumë po shihet si qërim hesapesh mes palëve, porse këtë do ta tregojnë hetimet më të thelluara.

 Për zv. Drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, këto raste sporadike të krimit nuk mund të jene elemente për trazira etnike.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka kapacitet për tu përballur me to.

Numri i policëve dhe puna e tyre ka parandaluar shumë ngjarje kriminale në veri të Kosovës.

Ky rast nuk mund të përdoret për elemente të ndryshme për trazira edhe pse nuk i dihet kurrë që një ngjarje të iniciojë një konfliktit më të madh.

Sidoqoftë në këtu në veri edhe nuk brengosemi shumë sepse çfarëdo që të ndodh për neve është më rendësi se e kemi kapacitete të caktuar dhe mjete që të përballemi më to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy