Koreja e Veriut i dërgon sërish balona me mbeturina, Koreja e Jugut: Do të hakmerremi

Koreja e Veriut i dërgon sërish balona me mbeturina, Koreja e Jugut: Do të hakmerremi

 Koreja e Veriut i rikthehet sërish ‘luftës’ me balona me mbeturina në Korenë e Jugut, tha Seuli, duke thënë se do të hakmerrej me transmetime propagandistike “në shkallë të plotë”.

Drupal Ad

 

 

 

Ushtria e Koresë së Jugut tha se veprimet e Penianit që përshkallëzojnë tensionet pranë kufirit mund të kenë pasoja fatale, duke shtuar se regjimi i Koresë së Veriut do të jetë i vetmi përgjegjës.

Siç e kemi paralajmëruar shumë herë, ushtria do të kryejë transmetime me altoparlantë në shkallë të plotë në të gjitha frontet duke filluar nga ora 13:00 sot,” tha shtabi i përgjithshëm ushtarak i Seulit, duke e quajtur lëvizjen e Phenianit për të dërguar këto balona.

Që nga maji, Koreja e Veriut ka dërguar mijëra tullumbace duke mbajtur çanta plot me mbeturina përtej kufirit.

Pheniani pretendoi se ishte një fushatë hakmarrjeje për dërgimin nga aktivistët e Koresë së Jugut të balonave që mbanin fletëpalosje kundër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, USB me video muzikore dhe seriale televizive nga Koreja e Jugut, si dhe dollarë amerikanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy