
Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, kërkoi që presidenti Ivanov urgjentisht të marrë përgjegjësi për marrëveshjen me Greqinë.
Duke iu referuar bisedimeve mes Zaevit dhe Tsipas, që u mbyllën me një marrëveshje për emrin e ri të Maqedonisë, Hahn deklaroi se kjo nuk është çështje e pranimit, presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejt ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Mia, Hahn theksoi se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet.
“Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e Jashtëm, që të marrë informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i Jashtëm plotësisht i kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe urgjentisht ta thërrasë Presidentin të marrë përgjegjësi. Kjo nuk është çështje e pranimit, por në demokraci mund të presim të dëgjohet njerëzit mes vete dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojë se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejt ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin”, ka thënë Han.



