“Genocid ndaj buxhetit të shtetit”, Bardhi: Agasi përfitoi 30.2 mln euro nga AKSHI për 9 muaj

“Genocid ndaj buxhetit të shtetit”, Bardhi: Agasi përfitoi 30.2 mln euro nga AKSHI për 9 muaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë publike pjesë nga dosja e Ergys Agasit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërtimin e një skeme të mirëorganizuar korrupsioni në dëm të Buxhetit të Shtetit.


Sipas Bardhit, dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me raste të tjera të denoncuara më parë: paracaktim kriteresh, paracaktim fituesish, dyfishim i fondit limit dhe ndarje e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit kontraktor. Ai thekson se korrupsioni nuk është një akt i izoluar, por një model qeverisjeje i drejtuar nga Edi Rama.


“Logjika është e thjeshtë: nëse shërbimi kushton 2 milion euro, fondi limit vendoset 4 milion. Diferenca është taksa e korrupsionit që paguhet nga paratë e qytetarëve,”, shkruan Bardhi.


Duke iu referuar të dhënave të SPAK, Bardhi thotë se vetëm për periudhën 11 dhjetor 2024 – 26 shtator 2025, përmes fondeve të AKSHI-t, Ergys Agasi ka përfituar rreth 30.2 milion euro, nga një tender sekret me fond limit 60 milion euro.


“Kjo nuk është thjesht vjedhje, por genocid ndaj Buxhetit të Shtetit,”, thekson Bardhi, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka fonde për rritjen e pensioneve, pagave, shpërblime për punonjësit e shtetit apo ndihmë për shtresat në nevojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy