Pilku: Shqipëria kampione e eksporteve të perimeve në rajon, kemi strukturë bujqësore jo të përshtatshme (VIDEO)

Pilku: Shqipëria kampione e eksporteve të perimeve në rajon, kemi strukturë bujqësore jo të përshtatshme (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku deklaroi në studion e emisionit ‘MCN Economy” se Shqipëria është kampione e eksporteve të perimeve në rajon, por ky fakt nuk do të thotë që vendi pozicionohet si një vend me prioritet.

Duke vijuar logjikën e tij, Pilku tha se ne kemi një strukturë bujqësore jo të përshtatshme dhe se duhet bërë një ndryshim rrënjësor.

Po ti referohesh EUROSTAT në rajon ne jemi kampion të eksporteve në perime, por kjo nuk do të thotë që e pozicionon Shqipërinë në një vend me prioritet, pasi jemi importues në vlerë financiare gati 3-fish, kryesisht me Serbinë dhe lidhet vetëm me 3 produkte, kam marrë në shqyrtim 3 vitet e fundit 2019-2020-2021. Kam marrë në shqyrtim vendet e rajonit, aty ku shkojnë volumet më të mëdha. Ne bëjmë volume të mëdha me vlera financiare jo të ulta. Importojmë vlera financiare më të ulta.  Po të shohësh me Serbinë kemi balancë tregtare negative. Janë më inferior sesa Shqipëria. Totali i eksporteve që bëjmë me Serbinë nuk i kalon 20 milionë dollarë, ndërkohë që importet janë 60 milionë dollarë.  

Nuk është që ne kemi mos aksesim të tregjeve për arsye të mos shitjeve të produkteve, kemi strukturë bujqësore jo të përshtatshme. Pra nuk e kemi të shtrirë qoftë bostanorët, po të vjelim nga qershori deri në shtator-tetor siç bën gjithë rajoni. Kjo strukturë kërkon një ndryshim rrënjësor të modulit të të bërit bujqësi. Kërkon këshillim më të mirë bujqësore. Fermeri nëse nuk këshillohet drejt do të bëjë tradicionalen. Nuk e kemi ndërtuar sistemin që të dalin njësoj pavarësisht se jemi në të njëjtat kushte. Kemi produkte të mira, me standarde, abuzohet me fermerin. Produktet janë me minimalen e minimalen.

Duke vijuar më tej, Pilku tha se fondi i akorduar për trajnimin e fermerëve është i pakët dhe se na duhen modele adekuate.

Ministria ka detyrim ngritjen dhe forcimin e këshillimit bujqësor. Kam parë që buxheti i shtetit ka një fond 500 mijë dollarë për UBT-në. Të trajnosh me këtë buxhet punonjësin për mua nuk është ajo që duhet të ishte. Të trajnohen direkt fermerët. Të trajnoheshin të paktën fituesit e granteve të IPARD-it. Na duhen module adekuate, që fermeri të kuptojë që nëse investon në një makineri sa do harxhojë dhe sa do të përfitojë. Jemi kompetitiv dhe duhet të jemi më shumë , por fermeri duhet të marrë bagazh bashkëkohor. Bota Akademike ka vite që na mungon, ata të mos shohin të marrin 150 euro për një seancë trajnimi. Përmbytemi, shkatërrohemi nga kushtet, nuk gjejmë tregjeve, nuk prodhojmë me standard. Ku është Akademia? Ku është UB, profesorët të dalin në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy