
10 persona kanë humbur jetën nga stuhia e dëborës në Iran dhe disa të tjerë raportohen të zhdukur.
Prej disa ditësh në Iran kanë vijuar reshje dëbore të forta dhe erëratë fuqishme të cilat bllokuan edhe disa prej rrugëve kryesore në vend.
Mediat vendase bëjnë me dije numri I viktimave mund të jetë edhe më I lartë nga ai që është raportuar deri tani, pasi rezultojnë ende të zhdukur disa alpinistë të cilët ishin ngjitur në malet e Teheranit, në veri të vendit.
Operacionet e kërkim shpëtimit janë ende nuk vazhduar, ndërkohë që autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve mos të udhëtojnë drejt alpeve ku janë raportuar stuhi dhe ortekë dëbore.



