Turqia hap zyrtarisht një kishë të epokës bizantine si xhami

Turqia hap zyrtarisht një kishë të epokës bizantine si xhami

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hapi zyrtarisht të hënën një ish kishë bizantine në Stamboll si xhami, katër vjet pasi qeveria e tij e kishte kthyer në shtëpi lutjeje myslimane, pavarësisht kritikave nga Greqia fqinje.

Turqia e konvertoi zyrtarisht kishën e Shën Shpëtimtarit në Chora, e njohur si Kariye në turqisht, në xhami në vitin 2020, menjëherë pasi e ktheu monumentin e Stambollit Haghia Sophia në një shtëpi lutjeje myslimane.

Të dy konvertimet tërhoqën lavdërime nga besimtarët myslimanë, por kritika nga Greqia dhe vende të tjera të cilat i kishin kërkuar Turqisë të mbronte monumentet e rëndësishme të epokës bizantine.

Të dyja janë të listuara si Vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së.

Ashtu si Haghia Sophia, e cila ishte një kishë për shekuj dhe më pas një xhami për shekuj të tjerë, Chora kishte funksionuar si muze për dekada para se të urdhërohej që të kthehej në xhami.

Fillimi zyrtar i Chora si xhami, u vonua pasi struktura iu nënshtrua më pas restaurimit.

Erdogan drejtoi të hënën nga distanca ceremoninë e cila shënoi hapjen e Chora si dhe strukturave të tjera të restauruara, nga një sallë konferencash në kompleksin e pallateve të tij në Ankara.

“Le të sjellë fat të mirë,” tha Erdogan.

Musa Tombul ishte ndër adhuruesit e parë që u fal brenda tha se ka katër vjet që e ka pritur hapjen.

“Isha i nderuar të falesha në një vend të tillë”, tha ai për agjencinë shtetërore Anadolu.

Kisha, e vendosur pranë mureve të qytetit të lashtë të Stambollit, është e famshme për mozaikët dhe afresket e përpunuara.

Ajo daton në shekullin e katërt, megjithëse ndërtesa mori formën e saj aktuale në shekujt XI-XII.

Struktura shërbeu si xhami gjatë sundimit osman përpara se të shndërrohej në muze në 1945.

Greqia kishte kritikuar vendimin e qeverisë turke për ta kthyer në xhami, duke akuzuar Ankaranë për “fyerje të karakterit” të një vendi tjetër të trashëgimisë botërore.

Vendimet për të kthyer Haghia Sophia dhe Chora në xhami u panë si lëvizje të orientuara për të konsoliduar bazën e mbështetjes fetare të partisë në pushtet të Erdoganit mes një rënieje ekonomike.

Në vitin 2020, Erdogan iu bashkua qindra besimtarëve për lutjet e para myslimane në Hagia Sophia në 86 vjet, duke lënë mënjanë kritikat ndërkombëtare dhe thirrjet që monumenti të mbahet si muze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy