Mish pule me salmonelë/ Nutricionistja Çobo shpjegon si duhet pastruar dhe gatuar për të shmangur çdo rrezik

Mish pule me salmonelë/ Nutricionistja Çobo shpjegon si duhet pastruar dhe gatuar për të shmangur çdo rrezik

Nutricionistja Matina Çobo flet për skandalin e 27 ton filetove me salmonelë të hedhura në treg pas importit nga Brazili dhe sugjeron këshillat se si mund të gatohet mishi për të shmangur çdo rrezik infektimi.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo deklaroi se frikën e sheh edhe te biznesi i saj, ku shumë klientë duan ta eliminojnë totalisht mishin e pulës nga menuja.

Salmonela është një virus i rrezikshëm që krahas mishit, mund të gjendet dhe te vezët, te bulmeti.

Pasi konsumojmë mish të kontaminuar me salmonelë brenda tre ditëve gillojmë të ndjejmë shenjat e helmimit, dhimbje shumë të forta stomaku apo të zorrëve, diarre që janë shumë të ujshme dhe me gjak.

Këputje trupore dhe temperatura deri në 39 gradë. Salmonela është një bakter shumë rezistent që mund të jetë persistent te disa kafshë, kryesisht te derri.

Nga ana vizuale është e vështirë të dallohet një mish i infektuar. Ky është një bakter shumë rezistent dhe mund të rezistojë dhe muaj apo vite me radhë, edhe nëse vendoset në ngritje.

Mënyra më e mirë për ta eliminuar është temperatura e lartë mbi 70 gradë.

Pavarësisht se ne si konsumatorë mund të ekspozohemi dhe në produkte të tilla, ky ishte një mish i ngrirë i ardhur nga Brazili.

Por nëse e gatuajmë mishin mbi 70 gradë, janë të sigurtë dhe të mbrojtur nga infeksioni, pasi e kemi vrarë bakterin.

Kur ne e ziejmë mishin apo e pjekim në furrë, jemi më të sigurtë që e kalon mishi 70 gradë.

Problemi është te skuqja, pasi duhet skuqur sa më shumë në mënyrë që nxehtësia të rrijë dhe në brendësinë e mishit.

Larja e pulës në vetvete është një teknikë shumë e gabuar, se nëse e lajmë në ujin e rrjetit, ne jemi bërë burim i kontaminimit të ujit të rrjetit.

Mënyra më e mirë e pastrimit është duke e zierë mishin dhe duke i derdhur ujin e parë.

Nëse thika apo pajisjet që përdorim për të prerë mishin e pulës, pa e larë e përdorim dhe për të prerë produkte të tjera si perimet, atëherë ne jemi bërë shkak që ta përcjellin infeksionin dhe tek perimet.

Në rast helmimi, këshillohet hidratimi i mirë, ushqimet e bardha si orizi, buka e thekur dhe bananet dhe duke pirë sa më shumë ujë me elektrolit.

Nëse e kemi të nevojshëm duhet të bëjmë konsultë dhe me mjekun tonë.

Rastet kur duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut është kur diarreja është shumë e hollë dhe zgjat mbi tre ditë, apo kur është me gjak dhe temperatura e lartë nuk menaxhohet dot, duhet drejtuar te mjeku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy