Nazarko: SPAK do shkatërrojë klasën politike, ka goditur PS-në për të forcuar besueshmërinë

Nazarko: SPAK do shkatërrojë klasën politike, ka goditur PS-në për të forcuar besueshmërinë

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me kontrollin e ushtruar nga SPAK në banesat e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Ai tha se lidhur me këtë është i bindur në atë që e ka deklaruar dhe më parë që SPAK e krijuar nga amerikanët është e vendosur për të shkatërruar të gjithë klasën politike, por që sipas tij kjo do bëhet duke ruajtur ekuilibrin e shtetit.

Unë besoj se fjala që tha Rama dje do e thosha dhe unë sepse Arben Ahmetaj nuk ishte vetëm zv kryeministër, por dhe njeri i Partisë Socialiste dhe si i tillë në momentin që shkakton dëme të tilla do hash drunë e shtetit, drunë që ke dëmtuar partinë tënde. Këto veprime tregojnë një gjë për të cilën jam i bindur prej shumë kohësh që SPAK do ta shkatërrojë të gjithë këtë klasë politike por duke ruajtur ekuilibrin e shtetit shqiptar sepse një rënie në këto momente kur Shqipëria ëhstë një republikë që ka dhe nja katër shtete të tjera rrotull, do ta rrëzojë dyqanin gradualisht jo si ne që e djegim jorganin për një plesht.

Çfarë do të thotë kjo? Po ta vini re ka goditur një pjesë të madhe të PS duke fituar dhe besueshmërinë që nuk është dhe organ që komandohet nga Rama. Kur në kushtetuese shpëtoi Meta, u forcua një pjesë e besimit nëse ti rrëzon akoma një pjesë të PS, atëherë do shkojmë tek një ekuilibër sepse s’mund të goditet menjëherë opozita. Do goditen njëherë ata që janë në pushtet se ata janë duke bërë dëme tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy