Në Kosovë shënohet 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve

Në Kosovë shënohet 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve

Sot në Kosovë shënohet 27 prilli, Dita e të Pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës së viteve ’98-’99. Tubimi qendror nga institucionet e vendit, u mbajt në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, ku  morrën pjesë përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Para familjarëve të të pagjeturve dhe të pranishmëve të tjerë, presidenti Thaçi ka thënë se kaluan njëzet vite dhe ende pasojat e luftës nga shteti i Serbisë janë të freskëta, për familjet e të pagjeturve dhe gjithë qytetarët e Kosovës dhe ndërgjegjen demokratike të botës.

“Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Vrau 13,500 civilë, gra pleq dhe fëmijë. Kreu mbi 400 masakra anembanë Kosovës, duke përshirë edhe Mejën këtu, ku sot jemi. Vrau 1,250 fëmijë. Aparati i shtetit të Serbisë dhunoi 20 mijë gra shqiptare. Dëboi mbi 800 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe pronat e veta”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i vendit ka shtuar se për fat të keq, ky gjenocid, as nga drejtësia lokale e as  nga ajo ndërkombëtare nuk u ndëshkua.

Fshati Meje i Gjakovës shënon numrin më të madh të të vrarëve për një ditë. Forcat paramilitare serbe i morën jetën, më 27 prill të vitit 1999,  në një ditë 376 shqiptarëvë të pafajshëm. Për të shënuar këtë ditë, në këtë manifestim, Ambasadori amerikan, Philip S. Kosnett, tha se realiteti i krimeve në Mejë ishte i tmerrshëm.

Askush mos të dyshojë sa e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Mbështetja e Amerikës ndaj qëllimit për paqe, drejtësi dhe mbarësi për Kosovën dhe fqinjët e Kosovës mbetët e qëndrueshme. Përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata qe vdiqën qe Kosova të jetë e lirë”, tha ai.

Sipas tij, duhet një përkushtim më i madh nga Kosova dhe Serbia për t’i gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve duke punuar në mirëbesim me bashkësinë ndërkombëtare për të bërë publike dhe për të vepruar në bazë të gjitha informatave në dispozicion.

Edhe sot pas 20 vitesh, në Kosovë numërohen rreth 1,650 njerëz të zhdukur gjatë luftës në vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy