Rusia po djeg sasi të mëdha gazi, me vlerë rreth 10 mln dollarë çdo ditë

Rusia po djeg sasi të mëdha gazi, me vlerë rreth 10 mln dollarë çdo ditë

Ndërsa kostot e energjisë në Evropë kanë shkuar në qielll, Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror.  Sipas një analize të BBC, ekspertët thonë se gazi do të ishte eksportuar më parë në Gjermani.

Ata theksojnë se uzina afër kufirit me Finlandën, po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit që po krijon, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit të Arktikut. Analiza e Rstad Energy tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen nga flakët çdo ditë.

Ai vjen nga një fabrikë e re e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petersburgut. Shenjat e para se diçka nuk po shkonte mirë erdhën nga qytetarët finlandezë mbi kufirin aty pranë, të cilët vunë re një flakë të madhe në horizont në fillim të kësaj vere.

Portovaya ndodhet afër një stacioni kompresori në fillim të tubacionit Nordstream 1, i cili transporton gaz nën det në Gjermani. Furnizimet përmes tubacionit janë kufizuar që nga mesi i korrikut dhe rusët fajësojnë çështjet teknike për kufizimin. Gjermania thotë se ishte thjesht një veprim politik pas pushtimit rus të Ukrainës.

Por që nga qershori, studiuesit kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që buron nga objekti, që mendohet të jetë nga djegia e gazit natyror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy