Serbia kërcënon me arbitrazh për Trepçën

Serbia kërcënon me arbitrazh për Trepçën

Fondi për Zhvillim, të cilin Beogradi e quan pronari me hisen më të madhe në Trepçë, 55 për qind të saj, të premten e ka njoftuar AKP-në dhe zyrtarët në Kosovë se pajtohet me ofertën e njëanshme për arbitrazh e që parashihet në Ligjin e Kosovës për investime të Huaja.

Ky arbitrazh, nëse ndodh, siç transmeton  “Veçernje Novosti”, me status do të ishte neutral sepse ai do të udhëhiqej nga persona juridikë e Prishtina, e jo ndërmjet dy shteteve. Kështu është bërë edhe vjet me rastin, siç thotë kjo gazetë, e plaçkitjes së Qendrës për skijim Brezovica, kur “Ineks Intereksport” dhe “Skijališta Srbije” e njoftuan Prishtinën se ekzistonte mundësia që mbrojtja e të drejtës të kërkohet në Odën Tregtare ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.

Fondi për Zhvillim i ka thënë Kosovës se me Ligin për Trepçën përshkruhet aksioni shpronësues, veprimet dhe asetet e operacioneve të kompanisë që është në zotërim të tyre dhe jep pëlqimin që kontesti të zgjidhet me arbitrazh.

“Topi tani është në fushën e autoriteteve kosovare të cilat vetë e kanë shkruar se kontestet me investitorët mund të zgjidhen kështu në tri adresa – me ndërmjetësim të KB-së, Bankës Botërore ose me Odën e përmendur.

Tek arbitrazhi me siguri nuk do të shkohet nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës Ligjin për Trepçën e shpall jo kushtetues, ashtu si ka kërkuar Lista Serbe, thuhet në Beograd.

Përgjigja mund të pritet gjatë 60 ditëve të ardhshme, përkatësisht në mesin e dhjetorit. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy