
107,000 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid 19 në 24 orët e fundit në Japoni, duke vendosur një rekord të ri.
Kujtojmë se Japonia po përballet me valën e shtatë të infeksioneve me koronavirus.
Infeksionet u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin, Tokio regjistroi 18,919 raste të reja në një ditë.
Karl Lauterbach, ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi se çdokush duhet të marrë në konsideratë bërjen e një doze shtesë vaksine, përderisa numrat e infektimeve dhe njerëzve në pavionet intensive po shtohen.
Ndërkohë Holanda ka regjistruar rastin e parë të Centaur, varianti BA.2.75 i koronavirusit që është gjetur tashmë në disa vende të tjera.



