Vritet nga persona të paidentifikuar 38-vjeçari në Sukth

Vritet nga persona të paidentifikuar 38-vjeçari në Sukth

Një 38 vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit.

Policia njofton se 38-vjeçari Fatjon Dervishi është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Durrës/Informacion paraprak

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy