
Shkarkohet nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika.
Ai drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit.
Aktualisht Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit.
Mësohet se Panganika do të emërohet drejtor i Policisë së Korçës.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryepolici Ardi Veliu prezantuan drejtorin e ri të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe atë të Lezhës, Ferdinand Mara.



