Iran/ Funeral shtetëror për udhëheqësit ushtarakë të vrarë në konfliktin me Izraelin

Iran/ Funeral shtetëror për udhëheqësit ushtarakë të vrarë në konfliktin me Izraelin

Irani do të mbajë një funeral shtetëror këtë të shtunë për rreth 60 oficerë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë të vrarë në luftën 12-ditore të nisur nga Izraeli  në ditën e katërt të një armëpushimi të brishtë dhe ndërsa Donald Trump kërcënon të sulmojë përsëri vendin. 

Arkivolet janë të mbështjellë me flamuj iranianë dhe mbajnë portrete të komandantëve të vrarë në uniformë. Procesioni mortor, i cili u nis nga Sheshi Enghelab (Revolucioni), do të vazhdojë më pas drejt Sheshit Azadi (Liria), 11 kilometra larg. 

Presidenti iranian Masud Pezeshkian po merr pjesë në ceremoni.

“E shtuna do të jetë një ditë historike për Iranin Islamik dhe historinë e revolucionit ", tha të premten për televizionin shtetëror Mohsen Mahmoudi, një zyrtar fetar për provincën e Teheranit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy