
Një djalë 13-vjeçar vrau një të pastrehë në Dortmund të Gjermanisë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga policia gjermane, duke saktësuar se janë ndaluar 4 djem të moshës 13 deri në 15 vjeç, dy prej të cilëve u liruan më vonë për shkak të moshës së tyre, dhe se një video e xhiruar me celular tregon se si djali e godit viktimën me thikë të enjten në mbrëmje.
Nga autopsia rezultoi se viktima, një 31-vjeçar, mbeti i vrarë nga disa goditje thike.
Është konstatuar se goditjet janë shkaktuar nga një djalë nën moshën e përgjegjësisë penale, thanë autoritetet.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, grupi i të miturve ishte gjendur në port ku kishte thithur gaz për të qeshur, oksid azoti i përdorur si drogë e lartë.
Më pas u takuan me të pastrehun me të cilin shpërtheu një debat i ashpër. Më pas situata degjeneroi dhe njëri nga djemtë e goditi burrin të paktën 3 herë me thikë.
Ai ra në kanalin e portit të Dortmundit, nga i cili arriti të dilte sërish pavarësisht dëmtimeve të rënda, por më pas u rrëzua përtokë, i pajetë.



