
Banka e Anglisë ka rritur normën e interesit për herë të dytë brenda një dekade. Norma e interesit është rritur nga 05% në 0.75%. Kjo është rritja më e lartë që është bërë nga marsi i vitit 2009.
Kjo lëvizje do të ndikojë tek më shumë se 3.5 milion hipotekave rezidenciale që ndjekin tarifa te ndryshme. Por do të mirëpritet nga depozituesit të cilët do të shohin një rritje të normës së interesit në muajt në vazhdim.
Disa grupe të biznesit vunë në pikëpyetje vendimin për të rritur normën në kohën kur Mbretëria e Bashkuar ishte duke rënë dakord për një marrëveshje Brexit me Bashkimin Evropian. Megjithatë, Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney i tha BBC-së se Komiteti i Politikës Monetare (MPC) do të ulte normën nëse situata meritonte një lëvizje të tillë.
Banka tha se një përmirësim në ekonomi mbështetet nga shpenzimet e familjeve, të cilat Banka tha se ishin shumë të çrregullta më parë gjatë vitit. Megjithatë, pas rritjes së fundit të normës në muajin nëntor, gjysma e llogarive të kursimit nuk lëvizin aspak shkruan BBC.
Në Raportin e saj të Inflacionit Tremujor, Banka tha: "Megjithëse në vitin e kaluar numri i mbylljeve të shitjeve me pakicë është rritur dhe numri i shitjeve me pakicë ka rënë, kontaktet e agjentëve të Bankës sugjerojnë se kryesisht pasqyrojnë ndryshimet në kërkesën e konsumatorëve në dyqanet online dhe nga mallrat në shërbime".
Banka sheh rritje të vazhdueshme ekonomike "modeste" prej 1.4% këtë vit dhe një rritje në 1.8% vitin e ardhshëm. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej nga 4.2% dhe rritja e pagave pritet të rritet.
Inflacioni parashikohet të bjerë në nivelin 2% - objektivi i Bankës së Anglisë - deri në vitin 2020. Banka sheh disa re në horizontin ekonomik.
Megjithatë, Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney i tha BBC-së se perspektiva për ekonominë globale ishte paksa më e zymtë, pjesërisht për shkak të luftës tregtare midis SHBA dhe Kinës e cila ka parë tarifat e imponuara në një gamë të mallrave.



