
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot programin për arsimin. Nën moton “Shqipëria fiton” dhe me prezencë të ekspertëve të arsimit, nga selia blu, Basha tha se ky plan është më i miri, duke e cilësuar arsimin si bazën dhe të ardhmen e shoqërisë.
Kreu i demokratëve theksoi se programi i tyre do të ndryshojë sistemin aktual të arsimit. Pika e parë e planit të Bashës është tekste falas për 350 000 nxënës.
Po kështu ai theksoi se fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paket shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar.
Duke iu referuar planit, Basha premton se do të ofrojë për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Ëducation Ëorld Ëide për 5 gjuhë të huaja.
Kreu i demokratëve u zotua se do të rrisin me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj rrogë.
Gjithashtu Basha tha se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 euro.
“Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit”, deklaroi mes tëv tjerash Basha.
Ndërsa ish-deputetja demokrate Albana Vokshi e pranishme në prezantimin e programit për arsimin, gjatë fjalës së saj, theksoi se qytetarët i kanë sytë nga PD-ja për të krijuar ndryshimin.
Sipas Vokshit theksoi se ky është një plan i kompletuar dhe serioz. Një plan i realizueshëm. Mes të tjerash Vokshi tha se koalicioni i bashkuar, i kryesuar nga Lulzim Basha do të fitojë zgjedhjet në 25 prillit e do ta kthejë Shqipërinë te qytetarët.



