Skëndaj: Krim mjedisor në rrugë nga humbjet e ujit në rrjet. Problem menaxhimi i Ujësjellësit, mund të rritet çmimi

Skëndaj: Krim mjedisor në rrugë nga humbjet e ujit në rrjet. Problem menaxhimi i Ujësjellësit, mund të rritet çmimi

Gazetari Erion Skëndaj, ngre shqetësim lidhur me shpërdorimet dhe problematikat në shërbimin e Ujësjellësit.

Në emisionin MCN Economy, ai bëri të ditur se në njësinë nr.1 në Tiranë ku është banor, rasti më i mirë është 9 orë furnizim me ujë në ditë.

S’di ku i gjejnë ato shifra për 13 orë furnizim në ditë? Edhe 3 orë, na është shtuar një vakt ujë në drekë, se dy herë na vinte në ditë. Në rrugë ka ujë, në Shkozë, “Ali Dem”.

Ndërkohë janë qindra ton ujë të pijshëm në ditë që shpërthejnë pambarimisht. Shpërthejnë depozitat, prishen galixhanët, linjat e Ujësjellësit, kundravalvulat. Po të shkoni në Shkozë, është krim mjedisor që bëhet në rrugë. Shkatërrohen dhe rrugët.

E ka për detyrë ARRSH të rikthejë tapetin e mëparshëm. Në Shkozë është shkatërruar rruga e re për të çuar ujë te një kompleks vilash në Farkë. Qeveria nëse do të menaxhojë Ujësjellësin, kam marrë personalisht Ujësjellësin, vijnë e mbyllin.

Vijnë me një javë vonesë, me një muaj vonesë. Ti e bën investimin dhe investimi është bërë për të mbajtur një kapacitet X uji. Është e pashmangshme.

Problem është mënyra se si menaxhohet, se si i toleron këto punë nuk e di. Kur nuk vjen Ujësjellësi që ka njerëz të dedikuar në terren dhe nuk gjejnë zgjidhje. Vjen dhe një skrep aty rri gjithë ditën tek një lokal.

Ky është menaxhimi i ujit. Në një denoncim bëra thirrje: Mos guxoni të rrisni çmimin e ujit. Mund të jem dëshmitar i shpërdorimit të 1 ton ujë. Kur ikën uji në rrugë, çfarë është jashtë futet brenda.

Skëndaj bëri një përllogaritje duke thënë se sot qytetarët paguajnë 61 mijë lekë të vjetra për ujin, llogaritur konsum i ujit të pijshëm, plus ujin e rrjetit.

Sipas tij, në vitin 2014, ndoshta kishte më pak afat furnizimi me ujë dhe se tani rritja e orarit pritej të ujit do sillte cilësi dhe sasi.

Deri në ‘Ali Dem’ nuk ka 13 orë ujë në ditë. Është lehtësisht e verifikueshme se kur vjen uji, ka presion katër herë më të madh se sa me depozitë. U ngrit Task Forca, u mbyllën lavazhe dhe hiç gjëkundi.

Sot u rrit më shumë uji se energjia elektrike, ka humbje pafund në rrjet nuk e kontrollojnë dot, nuk e dinë ku shkon uji. Ose këto janë skenarë të qeverisë, e lënë sistemin të çedojë dhe në fund e japin me koncesion.

Në Elbasan e kemi shembullin, edhe në Korçë e kemi. Duke bërë investime, investimet makro po bëhen, ne çedojmë te e vogla. Investimet makro te Bovilla janë bërë.

Këta bëjnë instalime aq të dobëta, fusin edhe ujë pa teklif, pa matje, shkatërrojnë gjithë tubacionet dhe linjat dhe thonë hajde t’i bëjmë nga e para.

Gazetari deklaroi se nuk është çudi që të kërkohet rritje e çmimit, në mënyrë që kur koncesionari të vijë ta ketë me investime të bëra dhe rritje të çmimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy