Zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Toskas, në një takim të kohëve të fundit me Ambasadoren shqiptare, Ardiana Hobdari, kanë biseduar mbi çështjen e trafikimit të drogës nga Shqipëria në Greqi. Sip[as gazetës Kathimerini, Toskas bëri thirrje për kontrolle të intensifikuara nga autoritetet shqiptare për të kufizuar trafikimin e hashashit drejt Greqisë. E njëjta çështje u diskutua edhe në takimin e drejtorit të policisë greke Konstantinos Tsouvalas me homologun e tij shqiptar Haki Cako në nëntor 2016 në Tiranë. "Krimi i organizuar shqiptar ka dalë në dekadën e fundit si një nga kërcënimet kryesore për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe pavarësisht përpjekjeve të bëra në nivel të BE-së, rreziku mbetet i fortë. Të prekur drejtpërdrejt nga aktivitetet e organizatave kriminale shqipfolëse si pasojë e numrit të madh të emigrantëve që jetojnë në vendin tonë ". Kjo është pjesë e një raporti konfidencial nga Policia greke i botuat nga e përditshmja Kathimerini. Raporti daton më 25 korrik 2017 dhe përfundimet e tij janë përditësuar nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve dhe ajo e Punëve të Jashtme.
"Këto organizata kriminale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë kryesisht të përfshirë në trafikimin e Kanabisit të kultivuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe prej aty shpërndahet kryesisht në Greqi dhe Itali. Për importin e heroinës dhe kokainës këto organizata kriminale janë duke punuar me homologët e tyre nga Turqia dhe Amerika Latine, dhe shpesh për të maskuar aktivitetet e tyre, ata përdorin struktura të ligjshme të biznesit të tyre. Ndikimi i tyre ndihet tek policia, doganat dhe nëpunësit civilë ", thekson raporti.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, shërbimet greke të antidrogës sekuestruan 6.8 ton hashash me origjinë në Shqipëri, ndërsa në vitin 2016 sasia e kapur e hashashit nga vendi fqinj arriti në 8.4 ton. Po ashtu theksohet se heroina vjen në Shqipëri nga Afganistani dhe Turqia dhe shpërndajnë në Evropën Juglindore. Grupe kriminale shqiptare përpiqen të fitojnë akses direkt në kartelin e kokainës Amerikës Latine. Sa i përket pjesës tjetër të fushave kriminale, zyrtarët grekë theksojnë në dokumentin e tyre konfidencial një përfshirje të konsiderueshme të shqiptarëve në vjedhjet e automjeteve grabitjet e armatosura. Në raportin konfidencial të policisë, në periudhën 2010-2015, shqiptarët janë identifikuar si autorë në 13.571 vjedhje me thyerje, 3.158 vjedhje me makina dhe motoçikleta dhe 3.298 grabitje. Shtetasit shqiptarë raportohen si autorë në 4,347 raste të trafikut të drogës dhe 478 vrasje. "Pjesëmarrja e shtetasve shqiptarë në kryerjen e krimeve në vend është më e larta në krahasim me të gjitha kombësitë e tjera që jetojnë në Greqi’, thekson raporti. Ndërkaq, ivhet re se një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vend kanë qenë viktima të veprimtarive kriminale. Në periudhën 2010-2015 janë evidentuar 8, 798 qytetarë shqiptarë që kanë qenë viktima të vjedhjes dhe 1,165 të tjerë kanë qenë objekt i plaçkitjeve.



