Mbi 5 milionë viktima nga Covid në botë, prodhuesi “Merk” sugjeron pilulat anticovid

Mbi 5 milionë viktima nga Covid në botë, prodhuesi “Merk” sugjeron pilulat anticovid

Numri i viktimave për shkak të koronavirusit ka shkuar në rreth 5 milion. Ndërkohë sipas Our World in Data më shumë se gjysma e popullsisë botërore nuk kanë marrë ende të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili, Meksika dhe India, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës për numrin më të lartë të viktimave nga pandemia.

Mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja me Covid-19 në Francë është nën 5,000, për herë të parë që nga 13 korriku.Që atëherë, numri i rasteve ka rënë gradualisht, pasi miratimi i një leje të detyrueshme shëndetësore për hyrjen në restorante dhe vende të tjera publike. Në Kaliforni, vaksina do të jetë e detyrueshme për të gjithë studentët. Vendimi pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, pasi autoritetet federale të shëndetësisë të kenë miratuar plotësisht vaksinën.

E ndërsa vende të ndryshme po e menaxhojnë sipas rrethanave situatën me pandeminë, një ilaç eksperimental për Covid-19, që zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes, është sugjeruar nga prodhuesi amerikan i barnave Merck.

Merk do të aplikoj për autorizimin e përdorimit emergjent të ilaçit në SHBA në dy javët e ardhshme.

Pilula, e cila u krijua fillimisht për të trajtuar gripin, është krijuar për të futur gabime në kodin gjenetik të virusit, duke parandaluar përhapjen e tij në trup.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy