Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë kthesës së Shijakut, ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Nga fotot e siguruara nga LSA shihet që një automjet është dëmtuar rëndë, duke lënë të kuptohet se përplasja ka qenë e konsiderueshme.



