Kim Jong Un viziton bazat raketore, Putin dhe Jinping: Ne sjellim stabilitet në botë

Kim Jong Un viziton bazat raketore, Putin dhe Jinping: Ne sjellim stabilitet në botë

Kim Jong Un kreu i Koresë së Veriut vizitoi bazat raketore, për tu siguruar që janë gati nëse lind nevoja për të ndërmarrë veprime luftarake.

Ai tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij. Koreja e Veriut po intensifikon zhvillimin e raketave balistike dhe të arsenalit bërthamor, çka ka bërë që ndërkombëtarët të vendosin sanksione të caktuara, kurse nga ana tjetër po përpiqet të krijojë raporte të ngushta me Rusinë.

Vizita e Kim Jong Un në bazat ushtarake vjen në kohën e rritjes së tensioneve të shtetit të tij me Korenë e Jugut dhe aleatëve të saj.

Këtu përfshihen edhe pretendimet e Seulit se Koreja e Veriut ka dislokuar ushtarë në Rusi për të luftuar në Ukrainë, pretendim që është mohuar nga Pheniani.

Nga ana tjetër, është zhvilluar një takim me Presidentit rus Vldaimir Putin dhe Presidentit kinez Xi Jinping, në kuadër të samititi të BRICS që po mbahet në Kazan.

Bota sot, përballet me momente transformimi të të mëdha gjatë këtij shekulli, të cilat po krijojnë një mjedis të trazuar ndërkombëtar. Megjithatë kam besim se miqësia e thellë dhe e qëndrueshme mes Kinës dhe Rusisë nuk do të ndryshojë, ashtu si ndjenja jonë e përgjegjësisë si fuqi të mëdha për botën dhe njerëzit.

Nga ana e tij Presidenti Putin e quajti Jinping, mik të dashur, dhe tha se partneriteti me Kinën ishte faktor stabiliteti në botë.

Bashkëpunimi mes dy shteteve tona s ai takon çështjeve ndërkombëtare është një prej faktorëve stabilizues në skenën botërore. Ne synojmë të thellojmë edhe më shumë koordinimin në të gjitha format në mënyrë që të mundësojmë siguri globale dhe një rend të drejtë botëror.

36 vende dhe 20 krerë shtetesh po marrin pjesë ne samitin e BRICS , mes të cilëve edhe presidenti iranian dhe kryeministri indian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy