Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn ka përshëndetur arritjen e konsensusit mes palëve politike, sa i përket miratimit të Refomës në Drejtësi më 21 korrik.
Hahn nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, përshkruan si inkurajues lajmin që PD demokratike do të votojë pro reformës. Gjithashtu ai shton se kjo marrëveshje tregon lidership dhe pergjegjesi nga ana e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Konsensusi mes tre lidërve politikë në vend erdhi pas ndërhyrjes së komisionerit Hahn i cili me anë të nj letre ka bërë edhe një herë të ditur se misioni ndërkombëtar do të jetë faktmbledhës dhe rekomandues, ndërsa vendimmarrja do të jetë e Komisionit të “Vetting”-ut. Por, ashtu siç kërkoi Partia Demokratike, për çdo rast do të ketë edhe shpjegime.



