Stay Tuned/ Zizolli: Në rritje ndërgjegjësimi i prindërve për të pranuar diagnozat e fëmijëve me aftësi të kufizuar

Stay Tuned/ Zizolli: Në rritje ndërgjegjësimi i prindërve për të pranuar diagnozat e fëmijëve me aftësi të kufizuar

Teska foli për sfidat e Qendrës së kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimeve të Integruara lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuara, drejtoresha Matilda Zizolli, në “Stay Tuned”, u ndal te një sfidë tjetër që ka të bëj me prindërit e këtyre fëmijëve.

Në këtë kuadër ajo tha se viteve të fundit në një shoqëri paragjykuese në të cilën jetojmë, megjithatë është në rritje ndërgjegjësimi i prindërve për të pranuar diagnozat e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Bashkia e Tiranës ka disa qendra komunitare, një nga sektorët e ka me fokus të veçantë trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe me problematika të shëndetit mendor. Janë vendosur në lokacioneve të ndryshme për ti ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në njësitë administrative në të cilën ata jetojnë dhe kanë specifika me disa shërbime të cilat jepen në Tiranë.

Viteve të fundit ka një ndërgjegjësim të prindërve për të pranuar së pari diagnozën e fëmijëve dhe më pas për ti shoqëruar ata në procesin e terapisë. Sigurisht se nga pikëpamja psikologjike njihet mospranimi i diagnozave të fëmijëve të prindërit, kjo sepse në fakt shkakton shumë dhimbje dhe nga ana tjetër humb cilësinë e jetës të prindërve dhe të familjes në tërësi.

Jetojmë në një shoqëri ku vijon të ketë stigmatizimi, paragjykime, kështu që e kemi të pashmangshme të mos përballemi në përditshmëri.

Megjithatë jam e lumtur që prindërit dhe komuniteti janë ndërgjegjësuar për t’i trajtuar rastet e fëmijëve që sapo diagnostikohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy