Arrestimi i Kokës, Nano: Nuk shoh lojë, t’u japim kohë strukturave të reja të drejtësisë

Arrestimi i Kokës, Nano: Nuk shoh lojë, t’u japim kohë strukturave të reja të drejtësisë

Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është për analistin Mustafa Nano qartësisht një nismë e organit të ri të akuzës. Në studion e lajmeve të MCN, Nano tha se strukturave të reja të drejtësisë, si SPAK, u duhet dhënë kohë.  

Është nismë e SPAK. Jam kundër atyre që shohin lojë dhe konspiracion.

Besoj se do ti shkohet deri në fund. Lefter Koka ishte njeri i afërt i Edi Ramës. Po të shihja ndonjë interes për ta mbrojtur, do të kishin mbrojtur. Herë pas here, Edi Rama thotë se secili duhet të përgjigjet individualisht. Ata po i paraprijnë situatave të ardhshme.

Janë struktura të reja. Tani po japin prova. Është mëkat t’i paragjykosh që në vezë. T’u japim ca kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy