Kryeprokurori i ri nxjerr Partinë Demokratike në protestë

Kryeprokurori i ri nxjerr Partinë Demokratike në protestë

Vendimi i shumicës qeverisëse se do të zgjedhi e vetme Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, ka detyruar Partinë Demokratike që të dali përsëri në rrugë për të protestuar. Ky vendim i maxhorancës për kryeprokurorin e ri ka futur në një krizë të re partitë politike.

Sipas burimeve të "Tema Tv", protestat e radhës do të jetë ditën e hënë më 18 Dhjetor në orën 09:30 përpara Parlamentit.

Selia blu i ka bërë thirrje bazës që të mobilizohen për këtë protestë, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që asnjë deputet të mos mungojë.

Protesta zhvillohet kundër procesit të zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, ditën kur mazhoranca ka njoftuar zhvillimin e seancës parlamentare ku do të votohen 3 kandidatët për kryeprokuror të miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

Por demokratët duket se nuk do të jenë të vetëm në këtë protestë, pasi edhe LSI ka bërë thirrje për të protestuar për të larguar banditët nga pushteti

Sipas Kryemadhit vetëm revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Me gjithë thirrjet për protest, Kryemadhi nuk e theksoi se forca që ajo drejton do jetë pjesë e kësaj proteste të organizuar nga PD. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy