
Fëmijët në Bririn e Afrikës rrezikojnë të vdesin masivisht, ku thatësira më e keqe e 40 viteve të fundit është e ndërlikuar nga efektet e bllokadës së grurit që vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.
Është ky alarmi që jep zyrtari i UNICEF, Jamal Abdi Sarman, i cili apelon për ndihmë ndërkombëtare.
Statistikat tregojnë se nivelet e kequshqyerjes tek fëmijët janë më të larta se uria e vitit 2011. Të dhënat që kemi, tregojnë një uri të madhe në të ardhmen e afërt.
Nëse një ndërhyrje nuk bëhet siç është planifikuar dhe shpejt, në muajt në vijim do të shohim pashmangshmërisht vdekje masive të fëmijëve.
Briri i Afrikës është një gadishull në Afrikën Lindore, ku përfshihen vendet e Xhibutit, Eritresë, Etiopisë dhe Somalisë.



