Është shumë më lirë të legalizosh 8 kate pa leje, se ti konfiskojë shteti sipas kësaj procedure me VKM.
Kështu tha në studion e MCN Live, avokati Ledio Braho, lidhur me Vendimin e Këshillit të Ministrave i cili parashikon konfiskimin e shtesave pa leje të pallateve.
Ndryshimet ligjore që parashikojnë konfiskimin janë të vitit 2020, ka pasur një lloj tolerance deri tani. Nuk mund të flasim me statistika se sa kate pa leje janë legalizuar deri tani, por është mbështetje për biznesin.
Të ndërtosh pa leje, përveç gjobës shoqërohet me konfiskim, ndërtuesit nuk kanë interes të ndërtojnë pa leje. Nëse do funksiononte pjesa penale, askush nuk do guxonte të ndërtonte pa leje.
Është detyrë e drejtësisë të vendosë forcën e ligjit aty ku duhet, sidomos në pjesën e ndërtimit pa leje.
Qeveria ka bërë tolerim për ndërtuesin se në pikën 5 të VKM thuhet se punimet pezullohen, me përjashtim të pikës 2, kur ndërtuesi bën deklaratën noteriale ku çfarë është tej lejes së ndërtimit i kalon shtetit.
Në këtë rast ose ndërtuesi ka bërë deklaratën dhe IKMT duhet të flasë, ose jemi në shkelje nga ndërtuesi, i cili ndonëse nuk ka deklaratë vijon punimet.



