Protesta, Rama takon rektorët e dekanët: Do shikojmë autonominë, dialogoni me studentët (VIDEO)

Protesta, Rama takon rektorët e dekanët: Do shikojmë autonominë, dialogoni me studentët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dekanët e universiteteve, duke theksuar se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i protestës është korrupsioni në universitete.

Sipas kreut të qeverisë, autonomia universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia, duke paralajmëruar se, ka ardhur koha të rishikojmë autonominë e universiteteve. Bordi i administrimit tha Kryeministri Rama duhet të shkarkohet i gjithi dhe ata duhet të zëvendësohen me persona publikë.

"Janë në të drejtën e tyre shumë studentë dhe shumë qytetarë që të mos e kuptojnë se është e pamundur për mua dhe qeverinë që t’i zgjidhin nga lart poshtë disa çështje kyçe, sepse universiteti ka autonominë. Por nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni, kur duhet t’i dilni ju përballë studentëve për disa çështje që kanë të bëjnë me universitetin. Nëse ka ardhur dita që ju të shkelni syrin dhe të mbyllni dyert që studentët të dalin në rrugë dhe që trupat brenda të nxisin studentët dhe që t’ia lini rrugës fatin e studentëve dhe të mos merrni pjesë në marrjen e përgjegjësive në një situatë ku përgjegjësia është shumë e qartë atëherë më falni por duhet ta shikojmë autonominë universitare. Mbase ka qenë e parakohshme, mbase ka qenë e nxituar”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama u ndal edhe tek transparenca për buxhetin duke thënë se të çohen studentët dhe të kërkojë publikimin e buxhetit online është fundi.

Që të çohen studentët dhe të kërkojë publikimin e buxhetit online është fundi dhe kjo të rreshtohen te kërkesat që i bëjnë qeverisë, ndërkohë kjo është jo a kjo është e para gjë që iu bëhet fëmijës që vjen në jetë. Ja sesi janë buxhetet, ja se si është puna. Disa i kanë por fakti është se njerëzit nuk e dine studentët nuk e dinë. Mos mendoni se kam ardhur këtu që të shmang përgjegjësitë e opozitës”,tha Rama.

Me keqardhje të madhe them tha Rama po rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar akoma ligjin e arsimit të lartë.

"Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t'i dinë të tjerët", tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij para dekanëve dhe rektorëve kreu i ekzekutivit deklaroi se mos mendoni se kam ardhur të shkarkoj përgjegjësitë. Në leximin tim tha Rama, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, një grusht për opozitën, një shpresë për opinionin publik. Se çfarë është për ju, tha Rama duke iu drejtuar të pranishmëve këtë duhet ta gjeni vetë, s’më takon mua tua them.

Më tej Rama u ka terhequr vemendjen dekaneve dhe rekoreve per pune jo te mire.

Une nuk jam me i njejti qe isha para kesaj proteste perballe Universitetit, dhe sa te me keni kryeminister une do jem gjithmone protestues per Universitetitn”, u tha Rama dekaneve dhe rektoreve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy